×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Facebook i vendos Edi Ramës skedën ‘Fake News’ për lajme të pavërteta

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 23:53

    Në datën 15 tetor Facebook i ka vendosur pullën Fake News sepse ka shpërndarë informacione fake. Postimin e 15 tetorit, ku kryeminstri bën thirrje për vendosjen e maskave, e ka shoqëruar me disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.


    “MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

    Por, këtë informacion, Facebook, e ka konsideruar ‘fakenews’, lajm të rremë.

    “Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës.

    Por, ç’është kjo dhe si funksionon identifikimi i një fakenews-i nga Facebook?

    Facebook ka nisur një fushatë për të identifikuar lajmet e rreme. Kjo gjë bëhet me anë të një pale të tretë, që janë verifikuesit, fact-checkers. Ata lënë shënime në shumë postime, duke vënë në dijeni edhe platformën mbi vërtetësinë e çdo informacioni. Për rrjedhojë, në momentin kur ju postoni diçka që ka të bëjë me një histori apo thënie, Facebook-u do t’ju lajmërojë që postimi që po bëni është ‘fake’, nëse është i tillë. Këtë fakt, do ta dijë edhe çdo person që shikon postimet tuaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!