×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fëmija u zhduk për 40 minuta, prindërit në Velipojë në panik

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 19:32

    Një fëmijë që po lahej në plazhin e Velipojës ka rrezikuar të mbytet. I mituri është futur në ujërat e detit Adriatik dhe pas më shumë se 40 minutash nuk ka dalë prej aty.


    Kjo ka bërë që prindërit e tij, të cilët ndodheshin në çadër, të alarmoheshin për fëmijën. Policia Kufitare e Shkodrës ka gjetur të miturin me gomardaren e cila e kishte çuar shumë larg bregut të detit dhe i mituri rrezikonte të mbytej.

    Autoritetet e kanë sjellë fëmijën shëndoshë e mirë pranë prindërve të tij në breg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!