×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Festa e Kurban Bajramit, qindra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 7:29

    Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festen e Kurban Bajramit. Qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin Skënderbej.


    Ndryshe nga një vit më parë, falja e Namazit e Kurban Bajramit u bë në sheshin Skëndërbej. Gjatë faljes së Kurban Bajramit, klerikët myslimane bënë apel për më shumë paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihmë ndaj personave në nevoje.

    Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

    “Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!