×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fjalët prekëse të miturit të riatdhesuar nga Siria: Do të shihem nesër me dajën

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 20:47

    Do të shihemi nesër kur të bashkohemi me të.”


    Kjo është ajo që tha Endrit Dumani në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama pas riatdhesimit nga Siria.

    Gjysmëhëna e Kuqe siriane riatdhesojë 4 fëmijët shqiptarë nga kampi famëkeq i Al Hawl.

    Endrit Dumani është nipi i Xhetan Ndregjoni, i cili pak kohë më parë protestoi para kryeministrisë lidhur me nipërit e tij të bllokuar në Siri.

    Xhetan Ndregjoni, daja i Evës dhe Endrit Dumanit, me anë të një postimi në rrjete sociale kërkonte që populli të ngrihej për të kërkuar riatdhesimin e fëmijëve.

    Familjarët dhe qytetarët mbërritën para kryeministrisë me pankarta të ndryshme në duar, një prej të cilave shkruante: “Të harruar në Siri, ktheni fëmijët në shtëpi.”

    Xhetan Ndregjoni: Këto nëna deputete, ministre, zyrtare a janë të shqetësuara për 16 mijë fëmijët në kampin Al-Hol që nuk dihet si gdhihen e ngrysen. A i vret pak ndërgjegjja. A kanë ndërgjegje këta njerëz që sot çojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe 61 fëmijë janë në burgun Al Hol dhe nuk dihet ku do i çojnë. ne kërkojmë zgjidhje institucionale ose një përgjigje. Do i marrë shteti këta fëmijë apo do i braktisë përfundimisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!