×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flamur Noka mban fjalim para protestuesve, nis rrethimi i kryeministrisë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 11:58

    Ish deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka mbajti fjalim para protestuesve, në nisje të protestës së opozitës.

    Në fjalimin e tij Noka tha se kjo është protesta dhe revolta më e madhe në historinë e vendit, ndërsa konfirmoi thirrjen ndaj kryeministrit Rama, për t’u larguar.

    “Koha e fjalëve ka mbaruar dhe tani është koha e veprimit. Na ndiqni, sepse kjo është protesta më e madhe në histori. Rama ik”, tha Noka para protestuesve.

    Ndërkohë, raportohet se një pjesë e protestuesve po ecin në rrugët përreth kryeministrisë, për të bërë rrethimin e objektit.

    Fjalimi i Flamur Nokës para turmës së protestuesve:
    Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
    Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!!
    Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
    Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”.
    Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!