×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet Vjollca Arapi: I drejtohem nënës së Jurgenit, nuk kam gisht në vrasjen e tij

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 16:42

    Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit i cili u vra në vitin 2016 dhe ku dyshohej se pas kësaj ngjarje ishte Jurgen Kurti, menaxheri i Vip-ave i ekzekutuar mbrëmjen e djeshëm ka dëshmuar sot në Polici.

    Sipas News24, Vjollca Arapi ka deklaruar se ajo dhe familja e saj nuk kanë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit.

    Ajo ka sqaruar se ka kërkuar burgim për Kurtin, që ndaj tij të veprojë drejtësia dhe jo që të vritej.

    “E dëgjova në media për vrasjen e tij dhe më erdhi shumë keq. Keqardhje për nënën e tij që i iku në moshë të re djali. I drejtohem nënës së tij, nuk kam lidhje me vrasjen e djalit.

    Kam kërkuar burgim për Jurgen Kurtin që të veprojë drejtësia, jo të vritet. Nuk kam lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Tre fëmijë e mijë janë jashtë vendit, jetojnë në Itali. Drejtësia për bashkëshortin tim u ble me para”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!