×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, arrestohet një person në Elbasan

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 8:45

    Policia e Elbasanit në vijim të operacionit të koduar “Krasta 2021” ka vënë në pranga shtetasin Ardi Çekani, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja.


    Sipas njoftimit të policisë, Çekani ishte person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

    Në momentin e arrestimit, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

    Mëngjesin e djeshëm, më 29 mars RENEA në bashkëpunim me policinë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

    Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

    Policia vijon operacionin për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!