×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Furgoni përplaset me veturën në “Rrugën e Kombit”, dy vajza të plagosura

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 12:30

    Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” , një autoveturë me një furgon tek segmentin Milot – Rrubik.


    Për pasojë shoferja dhe pasagjerja e njërës pre autoveturave kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar ne spitalin e Rreshenit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Furgon dhe njëra autoveturë janë përplasur kokë me kokë, ndërsa është përplasur edhe një tjetër autoveturë. Policia po kryen ekspertizën.

    Policia e mbërritur në vendngjarje po kryen ekspertizën, ndërsa sipas burimeve paraprake mendohet se shkak ka qenë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!