×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari publikon listën – Sipas tij këto janë gratë dhe fëmijët shqiptarë peng në Siri

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 17:29

    Gazetari shqiptar Partizan Cene thotë se 108 shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë të cilët kanë qënë qënë me familjet e tyre në Shtetin Islamik dhe tashmë janë të ngujuar në një kamp në Siri.


    Ai bën apel ndaj qeverisë shqiptare, që të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e tyre në atdhe, pavarësisht qëndrimi të fortë që kanë për ata që dërguan në Siri dhe Irak fëmijët e gratë për të luftuar për shtetin e ISIS.

    Shkrimi origjinal i Cenes:

    Lista e turpit dhe e pafajsise !

    Ne foto eshte nje liste e shkruar me dorë ku janë të shënuar emrat e grave dhe femijëve shqiptar , që kanë ngelur në kampin kampin “Al Hol” që ndodhet në shkretëtirën siriane , në provinceën ” El – Hasakah..

    Në kamp krahas mijra te ,mbijetuarve , kurdët mbajnë edhe 108 shtetas shqiptare , nga Shqipria , Kosova dhe Maqedonia e Veriut .. Kryesishtë , janë (gati 87 % ) femijë e gra .. !
    Problemi është shumë i ndërlikuar , për sa i takon kthimit të tyre në shtëpi , por unë desha të sjell këtu , neglizhencen e theksuar të shtetit amë , të Shqipërië , që deri tani nuk ka bërë asgjë për të risjellë gratë e fëmijët në shtëpitë e tyre ..

    E kuptoj se inati i shtetit është për ata që i çuan fëmijëlt dhe gratë në Siri për të luftuar në shtetin e ISIS -sit , por kjo është e turpshme , pasi fëmijët nuk kanë kurrë faj ..

    Simbas Bird, shumë nga fëmijët kanë lindur në Siri dhe nuk e kanë idenë se ku bie shqipëria , por shteti shqiptar ,eshte i detyruar me kushtetute që të interesohet dhe ti shpëtojë e ktheje me çdo lusht këta fatkeq të vegjël në vendin e tyre ..

    Kjo listë është lista e turpit deri sa nuk kemi asnjë reagim tani dhe gati 1 vit që është hpur kampi , nga në fjalë ..

    Shpresojmë që kjo thirrje të mos bjerë në vesh të shurdhët .. !

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!