×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetarja nga Shqipëria përplas me makinë një këmbësor

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 16:26

    Gazetarja e njohur Mira Kazhani është përfshirë në një aksident këtë të dielë. 


    Gazetarja Kazhani ka përplasur një këmbësor në autostradën Tiranë-Durrës, raporton gazetashqip.

    Raportohet se aksident ka ndodhur pak minuta më parë dhe personi i aksidentuar është dërguar menjëherë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

    Ndërkohë gazetarja Kazhani është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë sqarime për aksidentin e rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!