×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjelbërimi në Berat në zhdukje

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 13:21

    Berati është një qytet i ndërtuar mbi 7 kodra, ku prej shekujsh janë mbjellë pemë. Gjelbërimi më i madh, Beratit iu shtua në vitet 1967-’68, kur zonat muzeale “Kala” e “Mangalem”, si dhe kodrat përreth u pyllëzuan kryesisht me pisha.


    Dëmet e para iu bënë gjatë një manovre ushtarake në vitin 1987, ndërsa goditjen përfundimtare e mori 10 vite më vonë, në 1997-n.

    Zjarret kanë vazhduar ndër vite duke zhdukur bimësi, shkurre dhe pemë, e madje përpjekjet për të mbjellë pemë të reja nuk e kanë zhbërë dëmin.

    Gati çdo vit, në stinën e verës, sipërfaqe të mëdha të mbjella kryesisht me pisha në kodrën mbi lagjen “Goricë” janë përfshirë nga flakët. Zjarrvënësit nuk kanë dalë kurrë përpara përgjegjësisë. /tch/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!