×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjenden arsenal predhash në Durrës

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 16:19

    Gjendet arsenal predhash të luftës së dytë botërore në fshatin Shetaj të Durrësit. Ato janë gjetur në një kodër pranë një rrugë që të çon në xhaminë e fshatit Shetaj.


    Predhat ishin të zhytura në dhe (shtuf) dhe u zbuluan rastësisht nga një ekskavator i cili po tentonte të hapte një rrugë të re. Pas disa gërmimeve kova e ekskavatorit ka nxjerrë nga nëntoka predhat.

    Ekskavatoristi sapo i ka parë ka ndërprerë gërmimet është larguar nga vendi rreth 50 metër nga larg dhe ka njoftuar menjëherë organet.

    Shpërthimi i tyre mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë, pasi fëmijët pa e ditur mund të luajnë me ta ose të merren për skrap.

    Megjithëse kanë rrezikshmëri të lartë janë lënë nën ruajtjen e vetëm tre shiritave, pasi organet kompetente që kanë shkuar në vendngjarje si policia dhe xhenio janë mjaftuar vetëm me vendosjen e tyre për bllokimin e rrugës duke u larguar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!