×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur 16-vjeçari shqiptar në Itali

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 17:40

    Një 16-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak në Roseto degli Abruzzi, në Teramo të Italisë. Matteo, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, u shua në gjumë.


    Ai u gjet i pajetë në shtrat mëngjesin e së enjtes nga nëna e tij.

    Ambulanca nuk mundi të bënte asgjë për 16-vjeçarin. Sipas ekspertizës mjeko ligjore, Matteo vdiq nga arresti kardiak. Sipas mediave italiane, i riu nuk rezultonte të kishte probleme shëndetësore. Ai jetonte në një apartament në Viale America, me prindërit dhe motrën. Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur ka tronditur të gjithë qytezën ku jetonte. Sapo morën vesh lajmin, poshtë shtëpisë së tij shkuan miqtë e shokët e shkollës.

    Matteo, i përshkruar nga të gjithë si një djalë i qeshur dhe plot jetë, studionte gjeometri dhe ishte në vitin e tretë në Istituto Statale Superiore Vincenzo Moretti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!