×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 21:06

    Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.


    Ish ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua dhe Jaeld Çela.

    Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejttuar nga Moisi Habilaj.

    Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!