×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Godet me sëpatë nënë e bijë, policia arreston autorin

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 20:35

    Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë, ku në Gumenicë të Selenicës një 27-vjeçar, ka goditur me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait të tij.


    Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa vajza dhe gruaja janë dërguar në spital menjëherë pas sulmit, jashtë rezikut për jetën. Mësohet se Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në komisariat të M.Ç., 27 vjeç, si autor i dysuar lidhur me sulmin.

    Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

    Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

    Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!