×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabiten disa thasë me para në Rinas

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 15:55

    Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare.


    Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

    Sipas burimeve, grabitja është kryer nga 4 persona të cilët kanë qenë me një makinë me logo “HETIMI TATIMOR”.

    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!