×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabitja në Rinas, shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 15:15

    Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri.


    Shkarkimi i tij vjen disa ditë pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, direkt nga barku i avionit.

    Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht, shkruan newsbomb.al.

    Keri më herët ka punuar në kabinetin e ish-ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, megjithëse krahas këtij pozicioni, mbajti edhe detyrën e shefit të projekteve në këtë ministri për tri vite.

    Nuk dihet nëse me këtë shkarkim, do mbyllet përfundimisht karriera profesionale e Kerit apo mos ndoshta do e sistemojnë diku tjetër.

    Kujtojmë se për grabitjen e Rinasit, nuk është hetuar ende asnjë zyrtar dhe e gjitha ka përfunduar me vrasjen e një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim, bashkë me milionat e eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!