×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Homazhe në Letoni në nderim të nëntetares së Shqipërisë, ushtarakët shpërthejnë në lotë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 15:23
    Këtë të martë në Letoni në bazën Adazi është përkujtuar humbje tragjike e nëntetares shqiptare Zarife Hasani, e cila humbi dje jetën si pasojë e shpërthimit të një mine.


    Sot askush nuk punon në bazën e NATO-së dhe qetësia do të mbizotërojë derisa të zbardhet e plotë ngjarja që la të vdekur nëntetaren 32 vjeçare dhe plagosi rëndë dy ushtarakët e tjerë shqiptarë, Major Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

    Nëe bazën në Adazi janë vendosur qirinj pranë fotos së Zarifes, teksa në grup- batalionin shqiptar ka pllakosur heshtja. Madje njëra prej ushtarakeve, me gjasë mike me Zarifen, nuk i ka mbajtur dot lotët në ceremoninë e nderimit të 32 vjeçares.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!