×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari nxjerr detajet: Kanabisi “Gorilla” që po mbillet në Shqipëri ka çmim 5000€ për kg

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 13:33
    Ilustrim

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga një plantacion me kanabis në Shqipëri. Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit me emrin “Gorrilla”.


    Sipas gazetarit, fara e është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.

    Duke folur në studion e lajmeve në ABC, lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës, piqet brenda 60 ditëve dhe prodhimi është 100-200 gram për bimë. Sipas gazetarit çmimi i një kilogram kanabis “Gorilla” shkon në 4500 euro.

    Artan Hoxha: Në rastin konkret ata janë profesionistë. Në ambiente të hapura. Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima. Nga 100-200 gram për bimë. Është për treg Europian. Se është shumë cilësore. Është një bimë e mirë nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!