×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I dënuar me 15 vite burg, arrestohet shqiptari në Itali

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 10:39

    Një shqiptar i moshës 34-vjeçare u arrestua nga policia italiane në Porto Nuova, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.


    Efektivët e policisë gjatë një kontrolli pranë një hekurudhe, panë që shqiptari po tentonte që të shmangej.

    Por i riu u ndalua dhe gjatë verifikimit të të dhënave, rezultoi se ndaj tij rëndonte një mandat arresti evropian, pasi ishte i dënuar më 15 vite burg.

    Shqiptari ishte dënuar nga autoritetet franceze për një sërë grabitjesh në vila dhe banesa private. Banda ku bënte pjesë shënjestronte persona të pasur për të kryer goditjet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!