I kërkuar nga Europol, kush është autori i plagosjes në Tiranë

Aldo Iamandi është autori i plagosjes së dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Ai në fakt është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol.


Ai dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje e ngelur në tentativë.

Iamandi qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku voziste me një automjet tip Mercedes G AMG.

Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim.