×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I lidhën pas krevatit, maskat grabisin duke ngrënë bukë çiftin e të moshuarve

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:11

    Një çift të moshuarish kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së enjtes, ku maskat kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orë 21:45, ku dy persona me maska dhe të armatosur, kanë kapërcyer muret e oborrit dhe kanë hyrë brenda në banesë, duke shfrytëzuar faktin që prej kohësh çifti banonin të vetëm, për shkak se fëmijët i kishin në emigracion.

    Në ato momente, çifti i të moshuarve, ishin vetëm në shtëpi dhe po konsumonin darkën.

    Në presionin psikologjik dhe të dhunës, dy personat ende të pa identifikuar, kanë detyruar Foni Rrapo rreth 85 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Afërdita që t’i jepnin sasinë e lekëve që kishin në shtëpi, ku sipas burimeve kapin shfirën e 70 mijë lekëve.

    Referuar po të njëjtave burime, grabitësi kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë, duar dhe krah e ndërsa , me qëllim që të largoheshin “qetësisht” i kanë lidhur çiftin pas krevatit.

    Fatmirësisht të moshuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!