×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I penduari rrëfen vrasjen e dy personave në Elbasan: Do merrnim 100 mijë euro nga porositësi

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 22:02

    I akuzuari për vrasjen e dy personave në Elbasan, Erjon Alibej thuhet të ketë paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij Regis Gunaj, ngjarje që tronditën Elbasanin në 20 dhe 30 korrik.


    Euglen Halili është një prej personave i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka treguar se bashkëpunëtori i tij në vrasje, Xhuljano Hoxha i ka thënë se do të marrin 100 mijë për vrasjes e dy personave, të cilët njiheshin në Elbasan si shpërndarës të drogës.

    I penduari rrëfen vrasjen e dy personave në Elbasan: Do merrnim

    Por siç bëjnë mediat me dije, prokuroria e Elbasanit nuk ka gjetur apo sekuestruar një sasi të tillë parash dhe shtron dyshimet se vrasja e dy të rinjve është kryer nga vetë shokët e tyre për qëllime përfitimi.

    Euglen Halili, ka treguar se i dyshuari si porositës i vrasjeve, Erjon Alibej i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Shurbi që prej muajit Maj 2020 është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armë e municioneve”, por ai gjatë kësaj kohe ka qënë i lirë.

    Report Tv tregon se: Lirimi i tij është kryer nga gjykata e Elbasanit në shkurt 2020, ndërkohë vetë Alibej alias Agim Shurbi, ishte ndaluar në janar të vitit 2019.

    Ai ka qëndruar vetëm 1 vit në burg, pasi në 17 shkurt është liruar nga qelia duke u lënë në masën e “arrestit shtëpiak”. Por kjo masë sigurimi nuk e ka penguar Erjon Alibej të përfshihet në ngjarjet kriminale, ku së fundmi akuzohet nga prokuroria si financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit (Ilit) me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike.

    Erjon Alibej u akuzua për Kanosje me armë në një ngjarje të 2018-ës. Ai qëlloi një person me emrin Xhon Rusta, duke e lënë të plagosur. Shkak u bë një parakalim i këtij të fundit me makinën tip Audi.

    Hetimet për çështjen vazhdojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!