×
  • Lajme
  • Shqipëria

    IKMT shemb sot pallatin 5 katësh të amortizuar, 30 kg eksploziv për shpërthimin

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 8:36

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.


    IKMT njofton se për këtë operacion do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 vrima të hapura në trupin e objektit.

    Mësohet se objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.

    Shpërthimi do të kryehet rreth orës 12.30. IKMT thotë se në bashkëpunim edhe me forcat e rendit ka marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!