Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë proces, ka deklaruar se kjo temë i takon në plotëni institucioneve kosovare dhe vet popullit të shtetit të Kosovës.
Sipas tij Shqipëria nuk ka arsye të përfshihet në çështjen e korrigjimit të kufirit të Kosovës me Serbinë.
“Çdo përfshirje e Shqipërisë në temat e dialogut, do ishte një ndërhyrje e panevojshme, nuk do të mund të rezultonte ndihmuese, në rend të parë të legjitimitetit të institucioneve të Kosovës dhe mund të sillte keqkuptime”, ka deklaruar Meta në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij Shqipëria mund t’i kërkojë unifikim për tema dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe gjithë procesit euroatlantik dhe europian dhe me Amerikën.
“Pastaj vendimet i takojnë popullit të Kosovës. Për ne është mjaft e rëndësishme të jemi të përmbajtur dhe të gjithë edhe kryeministri ynë duhet t’i përmbahet politikës së Jashtme të Shqipërisë”, ka deklaruar Meta. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.