×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Inagurohet linja Rinas-Kukës

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 13:45

    Ashtu siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë.


    Ndryshe nga sa kishte deklaruar Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga Aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.

    Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

    Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.

    Vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër, por që votojnë për Partinë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!