×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Incidenti në Fier, Meta kandidatëve të LSI-së: Mos u provokoni nga policët

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 12:10

    Kreu i shtetit Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për incidentin në Fier, ku janë hequr banerat e LSI-së.


    Ndërkohë Meta i bën thirrje kandidatëve të LSI-së në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave, dhe i fton ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.

    Po ashtu ai thekson se nëse në ditën e zgjedhjeve do të preket një votë, atëherë gratë “trime” të Libofshës do të tregojnë vlerën e votës që sipas tij Partia Socialiste nuk e ka kuptuar akoma.

    Statusi:

    U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!