×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ishte në “arrest shtëpie”, del jashtë dhe plagos me thikë 31 vjeçarin në Tiranë

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 16:58

    Një 29 vjeçar me iniciale D.M., është arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.


    Ndalimi i 29 vjeçarit u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B., 31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Mësohet se autori ndodhet në masë sigurimi “arrest shtëpie”, por përsëri është larguar nga vendi i qëndrimit dhe më pas është konfliktuar me 31 vjeçarin.

    29 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

    Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!