×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kam tre fëmijë jetimë”, gruaja e një prej minatorëve të vdekur në Dibër kërkon ndihmë nga shteti

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 19:57

    Gruaja e Ruzhdi Rushitit, gruaja e njërit prej minatorëve që humbën jetën në minierën e ‘Balgjatit’ në Dibër, kërkon ndihmë nga shteti, pasi ka 3 fëmijë jetimë tashmë.


    Deri më sot thotë ajo, fimijët i mbanin me paratë që merrte i shoqi nga puna në minierë dhe shitja e luleve që mblidhte në mal.

    “Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë,”- u shpreh në një prononcim për mediat.

    Ndërsa një tjetër fqinj i viktimave ka konfimuar gjendjen e vështirë të familjes së viktimave.

    “Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë. Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu,”– tha ai.

    Ismail Hoxhës, 64 vjeçarit inxhinier, Fatos Çeskut, 55 vjeçarit minator dhe Rruzhdi Rrushitit, 33 vjeçar (minator), prej tre ditësh kishin humbur kontaktet me familjet pasi ishin bllokuar në minierë, ndërkohë që lajmi u bë publik një ditë më parë në media. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në minierë, e cila nuk kishte sistem ajrimi. Prokuroria ka nisur hetimet pasi miniera ishte mbyllur nga shteti dhe punohej në të zezë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!