×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kandidati i PD djeg mandatin e tij të deputetit

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 19:50

    Deri tani 102 kandidatë të listës së Partisë Demokratike kanë refuzuar të marrin mandatin e deputetit.

    Pati dhe nga ata që pranuan, që më pas u cilësuan si “tradhtarë”, ndërsa Ambasada Amerikane mbështeti mbushjen e Parlamentit, madje duke inkurajuar sa më shumë pjesëmarrjen e kandidatëve të listave të opozitës drejt parlamentit.

    Por kandidat i qarkut të Elbasanit ftesës së KQZ-së për të marrë mandatin iu përgjigj duke i vendosur flakën.

    Kujtojmë se disa deputetë të PD-LSI-së, që lanë mandatet, kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë, e cila është sa gjysma e pagës bruto që merrnin në Kuvend.

    Në ligjin për statusin e deputetit parashikohet që ata të përfitojnë pagesën e cila jepet nga Instituti i Pensioneve. Në listën e siguruar nga Top Channel, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti më jetëgjatë i Parlamentit dhe kryetares së Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.

    Lista vijon me Grida Dumën, Andon Frrokajn, Gent Strazimirin, Florjon Mimën, Genc Pollon, Dhurata Çupin, Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin. Sipas ligjit 8097, i vitit 1996, ish-deputetët përfitojnë pagesë kalimtare pas mbarimit të mandatit.

    Ligji parashikon se shuma shkon në masën 50% të pagës bruto të deputetit për aq vite sa kanë pasur funksionin e deputetit, por jo më shumë se 3 vjet. Rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!