×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kandidati i PS-së për deputet vendos foton e tij në shishet e verës

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 7:23

    Teksa i afrohemi 25 Prillit, datës së zgjedhjeve parlamentare, kandidatët në garë po gjejnë mënyra të ndryshme për të “joshur” zgjedhësit.


    Përveç fletëpalosjeve, reklamave në televizione, portale dhe rrjetet sociale, socialisti Ulsi Manja ka zgjedhur që të stampojë foton e tij dhe numrin në listën e PS mbi shishet e verës, shkruan Ora News.

    Por një rast i tillë nuk i ka shpëtuar ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka një apel për qytetarët.

    “Vera për vota e Ulusi Manes! Ju bëj thirrje te gjithe qytetarëve: Verën shijojeni por voten mos ia jepni kriminelit që do t’ju blejë votën për nje shishe verë”, shkruan Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!