×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kandidati për deputet i PD-së infektohet me COVID-19

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:53

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka rezultuar pozitiv me COVID.


    Këtë lajme e ka bërë të ditur vetë Mark Marku me anë të një statusi në rrjetet sociale. Marku shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe asimptomatik. Ai njofton se do të mungojë edhe disa ditë duke ndjekur këshillat e mjekëve.

    “Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

    Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

    Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore. Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj. Shihemi së shpejti, mes miqsh”, shkruan Marku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!