×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kanosi me armë për motive pronësie, arrestohet 56- vjeçari në Krujë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 15:59

    Një 56-vjeçar është arrestuar pasditen e së martës, pasi kanosi me pushkë një tjetër person për motive pronësie.


    Në pranga ka rënë 51-vjeçari me inicialet Sh.Q., banues në Krujë. Arrestimi i tij u bë pasi Sh.Q ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër L.P.,51 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë, shkruan shqiptarja.com.

    Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!