×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kaq miliona euro u grabiten në pistën e aeroportit të Rinasit

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:01

    Një super-grabitje ka ndodhur rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe. Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanisë të ndryshme private dy prej të cilave, “Nazeri 2000”, “Octapus”, ” dhe Anakonda”.

    Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që autorët përdorën për të kryer grabitjen. Dhe duket se pikërisht ky furgon dhe kamuflimi i grabitësve të ketë qenë “mburoja” e tyre për të hyrë në aeroport, raporton shqiptarja.com.

    Një automjet i djegur është gjetur pranë zonës së Kamzës. Dyshohet t’i përkasë grabitësve të rreth 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

    Si u futën grabitësit në Rinas

    Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Ata dyshohet të kenë pasur informacion për vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë që do të niseshin nga Shqipëria me avion për në Vjenë, ndërkohë që dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në aeroport.

    Në ndjekje të tyre u vunë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të policisë kufitare të Rinasit. Ka pasur shkëmbim zjarri me policinë dhe gjatë këtij shkëmbimi zjarri pati një viktimë. Autori që mbeti i vdekur kishte një armë kallashnikov me vete, tre krehëra dhe një granatë.

    Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!