×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kaq vite burg kërkon Prokuroria për Klemend Balilin

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 16:04

    Pas tre seancave të dështuara, Prokuroria për Krime të Rënda ka dhënë mesditën e së hënës pretencën për Kelmend Balilin, i cilësuar si “Eskobar i Ballkanit”.

    Prokurori Eneid Nakuci ka kërkuar 18 vite burg për Balilin, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar kërkesa shkon në 12 vite. Siç raporton nga terreni, gazetari Arsen Rusta, Balili ka qenë i pranishëm në sallë, në momentin kur është paraqitur pretenca, por nuk ka dhënë asnjë koment.

    Prokurori Nakuçi, tha se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis , ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh. Kështu, Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg; deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg; deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg, shkruan shqiptarja.com.

    Seanca e radhës ku do të jepen pretendimet e mbrojtjes do të mbahet më 23 prill në orën 12:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!