×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Katër gjyqtarë dhe tre sekretare me Covid, rimbyllet gjykata e Elbasanit

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 23:23

    Koronavirusi vazhdon të godasë keq institucionet me rëndësi në Elbasan. Katër gjyqtarë dhe tre sekretare në gjykatën e Elbasanit janë infektuar me koronavirus.


    Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitiv.

    Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin.Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të rimbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit.

    Ndërkohë Vlora ka arritur sot nunrin më të lartë për sa u përket personave të prekur me Covid19, me 51 raste. Ndër to vijon të mbetet ende alarmante situata në institucionet arsimore apo edhe në administratë.

    Mes tyre janë infektuar 3 mësues,1 psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare. Sërish raste pozitive në institucionet e arsimit parashkollor ku janë infektuar dhe 2 edukatore në një kopësht.

    Një punonjës gjykate, një në prefekturë, 2 punonjës në DVP Vlorë,2 infermiere në njërën prej qendrave shëndetësore, po ashtu dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!