×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kë takoi Lulzim Basha në Berlin?

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 10:42

    Politikanët shqiptarë, gjatë vizitave në SHBA apo vendet e rëndësishme të BE, gjëja e parë që kanë ndërmend dhe bëjnë është një foto me figurën më të lartë që i kanë dhënë dorën apo takuar.


    Jashtë konceptit modern të politikës, bashkëbiseduesit nuk e konceptojnë që një fotografi e përbashkët e momentit, ndonëse mund të mos ketë patur takim, mund të përdoret për kredibilitet politik nga politikanë të caktuar në vendet nga vijnë.

    Por politikanët shqiptarë të të gjithë krahëve e kanë bërë një gjë të tillë, dhe e kanë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale, duke e paraqitur si një mbështetje e fortë politike i vendit ku janë në vizitë.

    Këto ditë Lulzim Basha ka qënë për një vizitë të papritur në Berlin, duke braktisur protestën e ditës së mërkurë të opozitës para Parlamentit.

    Ishte një vizitë e paparalajmëruar dhe për më tepër gjatë gjithë ditëve të saj, asnjë njoftim zyrtar nuk ka dalë nga selia e PD për takime të liderit të saj Basha me zyrtarë, deputetë apo drejtues partish homologe në Gjermani.

    Vetëm një intervistë në sesionin shqip të “DW” kemi parë gjatë ditës së djeshme, ku ato që i ka thënë në të gjitha takimet dhe protestat në Tiranë, Basha i artikuloi nga një vend tjetër, dhe në rastin konkret nga Gjermania.

    Ndërkohë që në ndryshim nga gjithë strategjia e politikanëve shqiptarë, mes të cilëve shquan Lulzim Basha, këtë radhë nuk dërgoi asnjë foto me ndonjë nga figurat me të cilët ka zhvilluar takime apo ka biseduar për situatën e rënduar nga kriza politike në Shqipëria.

    Pra, Basha të dërgonte sëpaku një “selfie” me ndonjë zyrtar të lartë apo deputet në Gjermani, për të bindur shqiptarët se ka qënë në këtë vend.

    Për një foto me presidentin amerikan Donald Trump, Lulzim Basha pagoi 1 milionë dollarë vetëm e vetëm që ta shpërndante në Shqipëri, si një mbështetje që vjen nga SHBA për të.

    Ndonëse kjo foto dhe financimi i saj me para ruse ka bërë që të jetë nën hetim në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, dhe ende mbetet enigmë nëse do dalë nga kjo bela.

    Me sa duket në Berlin jo vetëm që kanë refuzuar të dalin në media dhe të përkrahin djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme nga opozita, por nuk kanë pranuar as të bëjnë një foto me liderin demokrat Lulzim Basha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!