×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërcënimi i prokurorit, Meta: E rëndë, duhet hetim i shpejtë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 11:08

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kërcënimit të prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.


    Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se ngjarja është tepër e rëndë dhe e dënueshme.

    Sipas Kreut të Shtetit,duhet një hetim i shpejtë për këtë çështje dhe vendosja para ligjit e autorëve.

    “Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme. Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!