×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërkohej nga Belgjika, kapet “skifteri” nga Kurbini

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 14:15

    Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia belge për vjedhjen e banesave dhe pronave është kapur në Kurbin nga task forca “antiskifer” pranë Policisë së Shtetit.


    Arrestimi i 27-vjeçarit me inicialet E.K është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Adriatiku”, pasi rezulton me masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë.

    Operacioni i të dielës vjen në vazhdën e zhvillimeve policore me bashkëpunim ndërkombëtar, si pjesë e operacionit të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal hajdutësh në Belgjikë, rezultat i të cilit janë 8 të arrestuar, 3 prej të cilëve në Shqipëri.

    Vitin e kaluar në datë 30 mars u arrestuan 8 shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Grupi kriminal grabiste banesa dhe të prona në Belgjikë. Aktiviteti kriminal ushtrohej në Belgjikë ku thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin.

    27-vjeçari i arrestuar si pjesë e këtij grupi akuzohet për veprat penale të “vjedhjes më shumë se një herë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave kriminale nga një grup i strukturuar kriminal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!