×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kështu po shndërrohet Thumana e shkatërruar nga tërmeti

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 21:20

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ka publikuar në “Facebook” një foto nga Thumana, fshat ky i cili u shkatërrua tërësisht nga tërmeti i fundit të nëntorit të vitit 2019.


    Thumana tashmë ka marrë pamje tjetër.

    Karahas fotografisë Rama e është ndryshuar rrënjësisht në krahasim me atë që ishte pas tërmetit, por edhe 7 vite më parë.

    Ai thotë se ka njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por ka edhe një arsye të madhe për të mos i ndalur pasi bazat e hedhura dhe muret e ngritura.

    “Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s’do ketë krahasim me këtë sonte – njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara”, ka shkruar Rama.

    Ai ka thënë se shqiptarët kanë 1 mijë arsye për të mos qenë të kënaqur por kanë arsye për të mos u ndalur.

    “Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!