×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kishte mbjellë kanabis në banesë, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 12:05

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


    Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u arrestua shtetasi Shpëtim Kamberaj, i cili është dënuar me 3 vjet burg për kultivim narkotikësh.

    Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. /A2news/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!