×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koalicioni opozitar zyrtarizon emrin, PD ruan siglën

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 19:45

    Zyrtarizohet marrëveshja përfundimtare për koalicionin opozitar. Në momentet e fundit është ndryshuar emri i koalicionit nga “Shqipëria fiton” në  “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”.


    Në këtë mënyrë PD ka ruajtur emrin e vet dhe siglën e vet duke lehtësuar identifikimin nga elektorati.

    Marrëveshja është firmosur nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Bamir Topi, Nard Ndoka dhe të tjerë opozitarë.

    Emri i ri i koalicionit është gati identik me atë të vitit 2009, ku garoi nën siglën e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!