×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfiskohet pasuria e Kelmend Balilit, resorti luksoz dhe 17 apartamente

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 9:10

    Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurisë së Kelmend Balilit.


    Ke vendim erdhi pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim.

    Gjykata vendosi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë:

    Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.

    Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

    Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

    Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e 17 apartamenteve në Sarandë në pronësi të shtetasit Bashkim Balili

    Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!