×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreshnik Spahiu-Bashës: Sot filloi beteja jote, në të kundërt e ke ti radhën pas Berishës

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:50

    Kreshnik Saphiu shprehet se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës është një vendim i marrë prej shumë kohësh.


    Ai shprehet se SHBA “ia kishte prerë biletën” me kohë ish-kryeministrit, ndërsa shton se Shqipëria sot është e ndarë gjysma në zi, dhe gjysma në festë.

    Sali Berisha mund ketë këtë bërë disa punë në të mirë të vendit, shprehet Spahiu, por, sipas tij, nuk mjaftojnë për të fshirë pjesën tjetër të errët në veprimtarinë e tij.

    “Sali Berisha ka shumë kohë i izoluar dhe i bojkotuar nga SHBA. Vetëm ata që s’kuptojnë asgjë nga politika, s’donin ta besonin që Amerika ja kishte prerë biletën dhe kjo qe një nga arsyet që mbeti PD në opozitë. Sot SHBA thjesht bëri publik në media vendimin e përgatitur prej vitesh. Shqipëria sot është e ndarë gjysma në zi, dhe gjysma në fest. Gjysma e parë habitet dhe justifikohet: “që Berisha është burrë shteti sepse vetëm ai shkoi, në Shtëpi të Bardhë apo vetëm ai ka pritur Presidentin Bush në Tiranë.” Gjysma tjetër e konsiderojnë fillimin e luftës kundër korrupsionit. Disa njerëz e kanë të vështirë ta besojnë dhe e konsiderojnë Sali Berishën hero të demokracisë. Disa demokratë e kanë të vështirë ta besojnë që sistemet demokratike, mund të arrestojnë edhe heronjtë. Kancelari Helmut Kohl ishte hero i bashkimit dy Gjermanive, dhe bashkimit shteteve europiane por kjo nuk mund ta imunizonte nga korrupsioni dhe shteti juridik. Ai mbeti hero për një pjesë të historisë, por abuzues me ligjin dhe fondet për një periudhë tjetër. Sali Berisha mund ketë shtruar rrugë, ura, tunele por kjo nuk mjafton për të fshirë pjesën tjetër të errët në veprimtarinë e tij.”

    Për Spahiun, ky akt ishte një mesazhi i qartë për Lulzim Bashën.

    “Sot SHBA i dhuroi kauzën me të cilën ai mund të vij në pushtet. Largimi Berishës nuk është forcim për Edi Ramën, por fundi i një cikli politik të një kaste që e ka mbyllur karrierën. Rradha filloi me Berishën, por ai s’do mbetet vetëm….. Lulzim Basha sot duhet filloj betejën kundër tij, sepse kjo kauzë ose e sjell në pushtet, ose e fut në rradhë pas Saliut. Ahhh mos harro Lulzim që dosjet dhe trasaksionet nga Rusia, amrikanët nuk i publikojnë sot, por në kohën dhe vendin e duhur, prandaj mendoje mirë: Do e fillosh sot betejën drejt fitores apo jo?”

    Më tej, ai rendit arsyet pse SHBA e shpalli sot dhe jo më parë vendimin.

    “– Sepse ata e paralajmëruan disa herë të mos bëhej pengesë e projekteve amerikane por ai nuk hoqi dorë.

    – sepse amerikanët shpresuan 8 vite që ai ishte tërhequr nga kryetar de fakto i PD por ai realisht nuk hoqi asnjëherë dorë nga drejtimi dhe kontrrolli vendimarrjes së asaj partie.

    – sepse në rritje Sali Berisha ishte shndëruar në frymëzim i rrymave anti-amerikane në shoqërinë më pro amerikanë në Europë dhe po krijonte një fluks anti-amerikan

    – sepse prej dy vjetësh ambasadorja amerikane Yuri Kim e kishte bojkotuar dhe refuzonte ta takonte së bashku me gjithë ambasadorët e BE

    – sepse listën e deputetve të PD e bëri sërish Berisha dhe jo Basha

    – sepse ai mund të mbështeste Ilir Metën, dhe krijonte destabilitet me protesta për të ta penguar shkarkimin

    – sepse ndikimi mediatik dhe propagandistik i Berishës ishte në 80% mediave madje më i madhse kur ai ishte kryeministër dhe po krijohej çdo ditē propagand anti-amerikane.

    – sepse ai me influencën politike ishte shndëruar në pengesë të hapjes elitave pokitike dhe opozitës

    – sepse djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, u organizuan prej tij dhe jo nga Lulzim Basha

    – sepse në informacionet e tyre, ndikimi rus ështē rritur tek opozita dhe disponojnë fakte për këtë gjë.

    – sepse ai mbeti i njëjti Sali Berishë recidiv në konfliktet dhe mardhëniet me SHBA, duke u rikthyer në avazin e vjetër 1996 kur refuzoi zv/sekretarin e shtetit Thimy Ëorth në takim dhe nuk lejoi në kufi kongresmenët amerikan.

    – sepse zyra e blogjeve në PD në mënyrë të organizuar prej vitesh hedhin mesazhe pafund anti-amerikane në komente dhe rrjete sociale.

    – sepse Berisha sapo vuri sërish në menaxhim zgjedhjet e reja në PD duke mos lejuar as zgjedhje dhe as garë.

    – sepse Berisha ishte shndëruar në frikë për çdo demokrat dhe nuk guxonin t’ja përmendnin emrin, madje as kritikët nuk guxonin por merreshin vetēm me Bashën.

    – sepse Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan pa asnjë peshk të madh të ndëshkuar.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!