×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi: Kollaret, pjeshkat dhe kokaina e Ramës për 1 fundjavë kushtojnë sa gjithë shkolla e fëmijëve të mi

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 7:24

    E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se Edi Rama të deklarojë sa i kushtojnë kollaret edhe se sa harxhon ai në një fundjavë kokainë, nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të saj.


    “Nuk premtoj për vota, por e premtoj për fëmijët e mi që premtoj se do të jetojnë këtu. Fëmijët e mi janë në Tiranë, të shikohet edhe TIMS-i. Po edhe Edi Rama të deklarojë sa i kushtojnë kollaret edhe të pjeshkave sa paguan dhe të jesh e bindur se sa harxhon ai në një fundjavë kokainë, të siguroj që nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të mi, që në fakt janë të deklaruara”.

    “Unë dua që fëmijët ë jetojnë në Shqipëri dhe dua që ta duan vendin e tyre. Sikurse kam dashur unë nënën dhe babain tim, ashtu dua që të më duan edhe fëmijët e mi, sepse shikojnë një nënë dhe baba që e duan vendin e tyre, si dhe i shërbejnë familjes së tyre, edhe pse merren me politikë”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!