Kryemadhi në Fier: Ramës analizën do ia bëjnë shqiptarët më 25 prill

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatin në Fier, Arben Çukon në zgjedhjet e 25 prillit.


Kryemadhi u shpreh se LSI ka për angazhim kryesor se çfarë do u ofrojë shqiptarëve në qeverisje, dhe jo t’i bëjë analizën Ramës.

Për këtë të fundit ajo thotë se Ramës do ia bëjnë analizën qytetarët më 25 prill.
Ajo garanton se angazhimet e LSI nuk janë vetëm për fushatë elektorale, por do i çojë deri në fund.

FJALA E MONIKA KRYEMADHIT

Qëllimi ynë nuk është që ti bëjmë analizën atij. Analizën ja bëjnë shqiptarët më 25 prill. Ne sot kemi si angazhim kryesor, çfarë do të angazhohemi ne, cilat janë sfidat tona, çfarë u ofrojmë ne shqiptarëve dhe sidomos të rinjve dhe të rejave. Në jetën e përditshme flasim për të rinjtë dhe të rejat dhe një pjesë e tyre thonë po na ikin, nuk i kemi më dhe është vërtetë problem që njerëzit po ikin dhe aq më shumë familjet e reja. Shpërngulja e familjeve të reja nga zona është, nga toka nga qyteti, nga vendi ku ata janë rritur është një problem jo vetëm për familjarët e tyre, për qytetin për biznesit por tashmë do të bëhet dhe problem kombëtar sepse një nga probleme kryesore që kemi ne sot është mungesa jo vetëm e fuqisë punëtore por mungesa e vazhdimësisë. Për herë të parë në gjithë këto vite kemi vdekshmërinë më të lartë sesa lindshmëria. Pra shqiptarët më shumë po vdesin sesa po lindin. Për herë të parë ne kemi që pas viteve 90 një shpopullim në rritje shumë të larta të qyteteve tona sidomos të fshatrave. Për herë te parë kemi mbyllje të biznesit në mënyrë masive dhe humbje të vendit të punës në mënyrë masivë. Dhe kjo ndodh në vitin 2021 ku për hir të së vërtetës pandemia ka krijuar hendekun e vetë të madh por ndërkohë pandemia ka qenë dhe në vende të tjera evropiane ka qenë dhe në gjithë botën. Por në Shqipëri është ndjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është ndjerë deri në palcë në familjet shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër rindërtimi apo përmbytjet që kanë kapur zona të caktuara si në veri të Shqipërinë si në jug të Shqipërisë, apo dhe pjesa e Durrësit, Thumanës, Fushëkrujës, Tiranës me rindërimin ka një efekt tjetër të drejtpërdrejt të familjet shqiptare. Të gjitha këto janë problematika që ne të gjithë fokusohemi të individët , të administrata te drejtorët por nuk janë ata problemi. Ata janë disa ushtarë të perandorisë së madhe që përfaqësojnë Edi Ramën. Përfaqësojnë atë sekt që janë të detyruar të jenë pjesë e kësaj. Dhe ata janë edhe vuajtesit e pasojave të gjithë firmave që ata hedhin në letra. Nesër ata do të jenë që do të përballen me gjithë problematikat që janë sot. Në fakt ne sot një nga qëllimet kryesore që kemi, jemi të fokusuar te të rinjtë dhe të angazhimi ynë. Të gratë, te vajzat. Sepse në fundit vërtetë në numër matematikor djemtë dhe burrat janë 50.5% të votuesve, por kur vjen puna në fuqinë votuese gratë janë më shumë sepse burrat janë në emigracion. Dhe kjo është një nga arsyet që ne iu kemi dhënë hapësira grave dhe vajzave ndoshta edhe për të marrë një kosto politike dhe fizike sepse sot për një grua dhe një vajzë që të bëjë fushatë elektr5oale është shumë e vështirë.

Ne sfidat i kemi marrë dhe do ti çojmë deri në fund. Nuk ka të bëjë thjesht në kuadrin e fushatës elektorale por ka të bëjë me atë çfarë ne angazhohemi dhe e mbajmë fjalën tonë. Ne i qëndrojmë fjalës së dhënë, i qëndrojmë njerëzve. A kemi ne gabime në punën tonë. Po sigurisht. Po të mos kishim gabime nuk do ishim këtu ku jemi sot. Dhe jo vetëm ne por e gjithë klasa politike shqiptare. Prandaj dhe ne duhet të krijojmë një hapësirë të re për përfshirjen e një brezi të ri në politikë. Jo vetëm në aspektin e moshës por dhe në aspektin e mentalitetit. Në aspektin e angazhimeve, në aspektin e bërjes politikë me njerëz të cilët iu gjenden njerëzve. Ne sot jemi për të prezantuar Benin si kandidat për deputet të LSI. I cili ka shansin edhe për të treguar angazhimin e të gjithë atij brezi të Benit që është pjesë e qytetit të Fierit, jo vetëm në kuadrin e ndërtimit, të strukturimit apo dhe brezave të tërë të qytetit të fierit. Por dhe për përfaqësimit të komunitetit që Beni përfaqëson. Në fakt sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për burrat dhe vajzat e Fierit, për burrat dhe gratë e Fierit për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe për të ndryshuar realitetin. Fieri konsiderohet gjithmonë si bastion i të majtës por në fakt po të ishte bastion i të majtës në 8 vite qeverisje të Rilindjes duhet të ishte vendin ku njerëzit duhet të ishin të punësuar të gjithë, duhet të ishte vendin ku duhet të kishin pagat më të mira. Fieri është qarku i cili jep një nga kontributet më të mëdha në buxhetin e shtetit që është nafta, është bujqësia. Por po të shikosh në thellësi të familjeve të Fierit do të shikosh që varfëria është ulur këmbëkryq. Do të shikosh që largohen të tërë nga Feri dhe nuk e kthejnë më kokën pas.