×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ku i fshehën lekët grabitësit e Rinasit?

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 22:12

    Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha tha se dyshimet e policisë janë që paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit teksa do të transportoheshin me avion për në Vjenë, mund të jenë fshehur nga autorët shumë pranë zonës së Rinasit.


    Gazetari Hoxha tha se kërkimet e policisë janë në trekëndëshin: Fushë-Krujë, Fushë-Prezë dhe Tapizë e Sipërme.

    Duke marrë parasysh vlerën e madhe të parave të grabiturave, rreth 6 milionë euro, dhe zhurmën e madhe të krijuar për grabitjen, autorët dyshohet t’i kenë fshehur paratë pranë tunelit në Tapizë ku dogjën furgonin e dytë me të cilin u arratisën pasi Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

    Gazetari Artan Hoxha solli në vëmendje edhe një grabitje të kryer nga i njëjti grup në Greqi, kur grabitësit shqiptarë i fshehën paratë dhe i morën ato në Greqi disa muaj më vonë pasi erdhën në Shqipëri, shkruan shqiptarja.com.

    “Duke qenë se ishte një vlerë e madhe parash, kërkimet e policisë, duke aktivizuar edhe SHISH, janë fokusuar mbi dyshimin që paratë të jenë ende të fshehura, strehuara në zonën afër Rinasit, nga Fushë-Kruja, Fushë-Preza, deri në Tapizë e Sipërme, ku është djegur furgoni tjetër. Ky është trekëndëshi i kërkimeve për sasinë e parave. Për shkak të zhurmës së madhe ka qenë e vështirë për tu transportuar. Edhe kur bënë grabitjen e 1 milionë eurove në Larisa, nuk i sollën menjëherë në Shqipëri, por shkuan muaj më vonë për t’i marrë”, ka deklaruar Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!