×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kujt i duhet ky numër?” Rama merr në mbrojtje patronazhistët dhe publikon të dhënat e kartës së tij ID

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 8:42

    Edi Rama nuk e konsidron problem publikimin e të dhënave të mbi 900 mijë shtetasve shqiptarë.


    Për të shuar zërat që e konsiderojnë skandal databazën e votave ai lexoi në takimin elektoral në Elbasan të dhënat e kartës së tij të identitetit.

    “Numri i kartës time është G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç’i duhet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like po ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare, ID e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse ID jonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhënë të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, kjo është si me të marrë targën e makinës”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë bëri fajtore opozitën për publikimin e të dhënave duke u shprehur se Partia Demokratike synon të pengojë fitoren e Partisë Socialiste.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!