×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kukan: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, politika të ngrihet mbi interesat partiake

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 12:19

    Edhe eurodeputeti Eduard Kukan kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


    Sipas tij këto dy shtete kanë pasur progres në rrugën drejt integrimit dhe pse ka shumë punë para.

    “Mendoj se ndonjëherë klishetë duken si deklarata të sinqerta. Dua që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë hap para drejt integrimit.

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë atë që ju sapo thatë.

    Ka pasur progres në rrugën e integrimit, por mund të kemi më shumë rezultate para”, tha ai.

    Kukan komentoi pak edhe situatën politike në vend, duke bërë një apel për forcat politike.

    “Me Shqipërinë në vlerësojmë një situatë të tensionuar politike dhe është në dorë të liderëve politikë për të marrë një vendim në të mirë të popullit të vet”, tha ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!