×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kultivimi i kanabisit, 1687 rrënjë të asgjësuara vetëm në muajin mars

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 20:06

    Sezoni i ri i kultivimit të kanabis i dha shenjat në mars të këtij viti. Teksa partitë politike e qeveria përgatiteshin për zgjedhjet e 25 prillit, të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit tregojnë se gjatë muajit mars të këtij viti u asgjësuan në territorin e vendit 1687 rrënjë kanabisi, e para herë një sasi relativisht e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të paktën të 3 viteve paraardhëse.


    Sipas policisë, gjatë marsit të këtij viti u shënuan 10 raste të kultivimit të lëndëve narkotike, nga 5 të tilla të regjistruara në marsin e vitit 2020. Për periudhën kohore mars 2017-2021, numri i bimëve të kanabisit të asgjësuara shënoi rekord marsin e këtij viti me 1687 bimë, ndërsa në muajt mars 2018 dhe 2020 është shënuar vlera më e ulët me asnjë rast.

    Krahasuar me mesataren e periudhës mars 2017 – 2021, ku numri i bimëve të asgjësuara ka qenë mesatarisht 405 bimë, ndërsa në mars të vitit 2021 u shënua një rritje me 100% më shumë.

    Goditja përfundimtare mbetet ende një sfidë për autoritetet në vend, e në rastet e përfshirjes së punonjësve të policisë, sfida bëhet dhe më e vështirë. Pas një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Skrapar, në fillim të janarit të këtij viti, SPAK lëshoi 23 urdhërarreste, e mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit, reagoi edhe ministri Brendshëm, Bledi Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

    Pas një rënie të konsiderueshme në vitin 2017, kultivimi i kanabisit në vend në 4 vitet e fundit ka ndjekur një trend të ndjeshëm rritës.

    Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se gjatë vitit të shkuar u asgjësuan 130,496 rrënjë kanabis, shifër kjo më e lartë e lartë se vitet 2019, 2018 dhe 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!